Keni nevojë për ndihmë?
Gjeni përgjigjet më poshtë ose na kontaktoni direkt.
Pyetjet më të shpeshta
Klikoni një pyetje për të parë përgjigjen.
eSIM është një “SIM dixhitale” e integruar në telefon. Nuk është kartë fizike — aktivizohet duke skanuar një kod QR ose me instalim automatik.
Dual SIM do të thotë që telefoni mund të mbajë dy linja njëkohësisht (p.sh. SIM fizike + eSIM). Zakonisht e mbani numrin tuaj kryesor dhe përdorni eSIM për internet.
iPhone: Settings → Cellular/Mobile Data → Add eSIM
Android: Settings → Network & Internet → SIMs → Add eSIM
Gjatë instalimit duhet Wi-Fi/internet i qëndrueshëm.
Punojnë të gjithë telefonat që mbështesin eSIM (p.sh. iPhone XS e sipër dhe shumë modele Samsung/Google Pixel). Disa modele mund të jenë të kufizuara nga operatori ose rajoni.
Kontrolloni: kompatibilitetin e eSIM, nëse telefoni është “unlocked”, Wi-Fi të fortë gjatë instalimit dhe përditësimet e sistemit.
Nëse vazhdon, na dërgoni modelin e telefonit + screenshot te info@mistyrose-sparrow-469886.hostingersite.com.
Na kontaktoni në info@mistyrose-sparrow-469886.hostingersite.com me email-in e porosisë, destinacionin/paketën dhe (nëse e keni) numrin e porosisë.
Shpesh ndodh sepse QR është përdorur një herë, interneti është i dobët, ose telefoni nuk është i pajtueshëm/është i bllokuar.
Provoni restart + Wi-Fi i fortë + instalim nga Settings. Nëse s’funksionon, dërgoni screenshot te info@mistyrose-sparrow-469886.hostingersite.com.
Çdo telefon që ka eSIM të aktivizuar dhe është “unlocked”. Nëse na shkruani modelin e saktë, e verifikojmë shpejt.
Pas instalimit: vendoseni eSIM si “Mobile Data”, aktivizoni Data Roaming për eSIM-in dhe mbani SIM-in kryesor për thirrje/SMS (opsionale).